Brenda Komplotit për Shkatërrimin e Gjykatës Speciale
Si më ofroi një person me nofkën 'Laky Laky' 5,000 euro për të botuar një tregim të rremë për Richard Grenell, duke e demaskuar një rrjet të madh të dezinformimit kundër drejtësisë në Kosovë.
Ryshfeti që Zbuloi një Konspiracion: Në janar, një iniciativë mashtruese nga një përdorues i Facebook-ut me emrin "Laky Laky" u përshkallëzua shpejt përtej komplimenteve për punën time si gazetar. Ajo që filloi si lavdërim për raportimet e mia mbi manovrimet gjeopolitike, shpejt zbuloi një përpjekje të keqe për të komprometuar integritetin tim si gazetar me dëshmi të fabrikuara.
Cila ishte gracka: “Laky Laky” më ofroi 5,000 euro për të publikuar një tregim të paverifikuar. Kjo ofertë ishte qartazi një ryshfet, i maskuar si “mbështetje” për gazetarinë time të pavarur. E refuzova hapur. Duke ndjerë rezistencën, ‘Laky Laky’ u tërhoq, duke insistuar se oferta e tyre ishte thjesht një dhuratë, duke cituar platformat e mia, Gunpowder Chronicles dhe revistën Spotlight, ku më parë kisha bërë thirrje publike për kontribute nga lexuesit. Por dëmi ishte bërë. Agjenda e tyre për mua tanimë ishte e qartë.


Në dokumentin1 që "Laky Laky" më kishte dërguar, paraqiten informacione të detajuara mbi një rrjet të përfshirë në operacione të dezinformimit dhe manipulime të tjera politike, ku emri i diplomatit amerikan Richard Grenell përmendej. Megjithëse pretendimet në këtë dokument ishin tejet tronditëse, unë jam shumë i njohur me persona si Grenell, pasi kam hulumtuar veprimtaritë e tij që nga zbulimet për lidhjet e tij me paratë dhe kukullat e Putinit në Moldavi, tek lidhjet e tij me fondacionin hungarez, tek lidhjet e tij financiare me Serbinë dhe marrja e çmimit të Urdhrit të Flamurit Serb në Serbi2, tek përfshirja e tij në përmbysjen (puçin) e administratës së Kurtit në vitin 2020 dhe dyshimet e përfshirjes së tij në mbështetjen e idesë së përpjekjes për vrasjen e KM Kurti gjatë viteve 2021-20253. Pavarësisht faktit që Grenell ka qenë cak i hulumtimeve të mia gazetareske dhe një dëshmie të re e cila hedh dritë në një personalitet që unë vazhdimisht e kam ekspozuar atë gjatë viteve që kam filluar të raportoj në Kosovë, unë kurrë nuk heq dorë nga parimi i rigorozitetit dhe integritetit gazetaresk, duke mos e botuar një pretendim pa e verifikuar mirë atë. Për informacionin tuaj, i dashur lexues, ne gjithmonë e vërtetojmë dhe verifikojmë çdo pretendim ose provë që na jepet, edhe nga burimet tona më të besuara.
Ndërsa i tregonim 'Laky Laky'-t se ishim duke verifikuar dokumentin e dhënë nga ai, 'Laky Laky' na dërgoi një vegëz (link4) ku na tha se dikush tjetër, 'një media e njohur ukrainase' sipas tij, kishte botuar një shkrim lidhur me dokumentin që ai na e kishte dhënë në besim. Kjo përpjekje e tij ishte qartazi një taktikë për të krijuar një lloj ndjenje urgjence se unë kisha humbur ekskluzivitetin, por unë nuk i bieja pre e kësaj loje të tij. Pas marrjes së vegëzës, vendosa të filloj procesin e verifikimit të dokumentit dhe të portalit tani edhe me burimet e mia të besuara ukrainase, duke përfshirë gazetarë, zyrën presidenciale, deputetë ukrainas dhe kolegë si Iryna Matviyishyn, e cila ka punuar me Radion Evropa e Lirë dhe Vovo Yorchuk, që punon me Associated Press në Kievë. Gazetarët ukrainas mohuan të kishin ndonjë njohuri për portalin ‘INFORMATORS’, i cili pretendonte të ishte një portal ukrainas. Zyra Presidenciale, inteligjenca ukrainase dhe deputetët ukrainas, së bashku me burimet tona të mirëinformuara ndërkombëtare, thanë se dokumenti ishte i falsifikuar dhe jo autentik. Kolegët e mi, Matviyishin dhe Yorchuk, mohuan çdo njohuri për portalin e internetit ‘Informatorët’ dhe shprehën shqetësime serioze për besueshmërinë e tij. Ata sugjeronin se me shumë mundësi ky portal ishte një media e mbështetur nga Rusia, e projektuar për të përhapur dezinformata. Këto dyshime u përcjellën edhe nga ekspertët e komunikimit në Londër e Bruksel, të cilët vunë re modele të ngjashme manipulimi të lidhura me fushatat e ndikimit pro-Kremlin.
Nga mesi i shkurtit, pas javësh hulumtimi, redaksia jonë në Londër, nëpërmjet komunikimit edhe me Byronë Londineze të Hulumtimeve, arritëm në një përfundim të qartë: dokumenti ishte i fabrikuar. Ky zbulim tërhoqi një vëmendje të madhe dhe ngjalli pyetje shumë më serioze: Kush ishte pas kësaj përpjekje për të më manipuluar, dhe pse?



Pavarësisht se refuzova paratë, tani kurreshtja më shtynte të kuptoja se kush ishte 'Laky Laky' dhe pse kishte tentuar të më nxiste të botoja një dokument të rremë, madje edhe me oferta financiare. Sa më shumë që hulumtoja, aq më e qartë bëhej se ky nuk ishte një rast i izoluar. Ishte pjesë e një operacioni shumë më të gjerë, që përfshinte figura kyçe politike në Kosovë dhe një rrjet që punonte për të ndryshuar narrativat publike për qëllime strategjike.
Në qendër të gjithë kësaj gjetëm se ishte një luftë për pushtet me pasoja të mëdha. Ndryshe nga çështja e parave, unë ndoqa këtë pretendim me përkushtim të plotë. Kontaktova me ekspertë të njohur në operacionet e ndikimit rus, secili prej tyre me detyrën për të analizuar këto veprime taktike.
Njeriun e vërtetë prapa ‘Laky Laky-t’ e kuptuam se kush ishte, i gjurmuam lidhjet e tij me figura qendrore si Milaim Zeka, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku, bashkë me të tjerët si Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Artan Behrami, Fitim Ceku, Richard Grenell dhe Patrick Byrne të cilët janë identifikuar si aktorë kyç në një fushatë të vazhdueshme të dezinformimit duke i përdorur pretendimet e dezinformatorit ‘Laky Laky’ për t’i shtyrë agjendat dhe narrativat e fabrikuara. Kjo fushatë doli se ishte projektuar për të destabilizuar procesin gjyqësor të Kosovës, veçanërisht duke synuar Zyrën e Prokurorit të Posaçëm dhe Dhomat e Vçanta të Gjykates Speciale për krime lufte dhe vrasje politike në Kosovë që po i ndjek ish-udhëheqësit e Ushtrise Çlirimtare te Kosovës. Ne gjithashtu zbuluam se taktikat e ketij operacioni kriminal përfshinin jo vetëm minimin e gjykatës, por edhe frikesimin e dëshmitarëve, manipulimin e opinionit publik dhe shkatërrimin e besueshmërisë në sistemin e drejtësisë, gjetjet tona zbuluan se në këtë operacion ishin të përfshirë edhe asetet kriminale të shërbimit sekret rus dhe atij serb.
Operacioni ishte më i madh se çdo person. Ai përfshinte operativë të lidhur me inteligjencën, figurat politike dhe një peizazh mediatik që po formësohej aktivisht për të mashtruar publikun. Ndryshe nga paratë, unë e ndoqa pretendimin me përkushtim të duhur. Kontaktova ekspertë të njohur me operacionet e ndikimit rus, secili me detyrën për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit. Ndërkohë, "Laky Laky" ndryshoi taktikat. Ata më dërguan një vegëz, duke pretenduar se akuzat mbi Grenell tashmë ishin publikuar diku tjetër. Qëllimi ishte i qartë: të krijoj urgjencë, të më bëj të ndihem sikur po humbja një ekskluzivitet. Por unë, nuk rashë në këtë grackë.
Pyetja mbeti: Kush, saktësisht, po i tërhiqte fijet? Dhe sa e thellë ishte kjo grackë?
Për vite të tëra, isha në dijeni të akuzave që rrotulloheshin kundër Prokurorit të Posaçëm Jack Smith. Por pa burimet e nevojshme për të nisur një hetim me shkallë të plotë, fokusi im mbeti në çështjet e sigurisë kombëtare, konflikteve të armatosura dhe të drejtave të njeriut, së bashku me kritikën time të pandalshme për integritetin gazetaresk. I lëshova kuriozitetin tim fillestar gjatë viteve të kaluara derisa figurat si Richard Grenell, Berat Buzhala5, Artan Behrami, Baton Haxhiu dhe Milaim Zeka sulmonin pa pushim emrin e prokurorit Jack Smith.
Vëmendja ime ndaj kësaj teme u thellua kur "Laky Laky" më kishte vënë në nishanin e tij të taktikave të manipulimit. Në janarin e ftohtë të këtij viti ku unë mora një mesazh anonim, me një iniciativë që dukej e padëmshme nga një llogari e Facebook-ut që lavdëronte punën time investiguese, shpejt u zhvillua në diçka më të keqe. Ishte një përpjekje e orkestruar për të manipuluar raportimin tim. ‘Laky laky’ duket se kishte planifikuar të më mashtronte për të publikuar një dokument të fabrikuar, dhe të më bënte të bëhesha pa dashje një gurë i operacioneve të tij në një fushatë më të gjerë të dezinformimit. Përpjekja dështoi. Por më hodhi në një rrugë për të zbuluar diçka shumë më të rrezikshme se sa kisha imagjinuar.
Ky nuk ishte një akt i izoluar i mashtrimit gazetaresk, ishte një provë. Ekspertët ndërkombëtarë të njohur me operacionet e fshehta në Ballkan konfirmuan dyshimin tim: si gazetar me besueshmëri ndërkombëtare, isha një cak me vlerë të lartë. Nëse ata suksesshëm do të mund të më komprometonin, unë mbase do të detyrohesha ose të paktën do të përballesha me shantazh, ndërkohë që nëse do të pranoja, reputacioni im do të mund të përdorej si një armë për t’i shërbyer një agjende më të gjerë, një që shtrihej përtej kufijve të Kosovës.
Prap krejt këtij rrjeti gjetjet tona tregojnë se qëndron Hashim Thaçi. Ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm dhe Presidenti i mëparshëm i Kosovës, i cili tani përballet me akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe dyshimet për vrasje politike në Kosovë. Ky politikan kosovar, i cili dikur mbështeti gjykatën që tani kërkon ta dënojë, po shihet nga ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë që kanë vepruar në Kosovë si dikush që fillimisht kishte shpresuar se ky institucion i drejtësisë do të ishte një mjet për të neutralizuar rivalët e tij politikë. Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], që thuajse për dy dekada dikur ushtroi pushtet të pakontrolluar në Kosovë, tani duket se po përballet me pasojat e veprimeve të tij nga drejtësia kosovare në Hagë.
Gjetjet tregojnë se një operacion i sofistikuar është në zhvillim për të diskredituar gjykatën, për të shkatërruar besueshmërinë e saj dhe, nëse plani arrin sukses, për ta shpërbërë atë plotësisht. Strategjia nuk mbështetet në argumente ligjore ose në procesin e duhur. Ajo mbështetet në identifikimin, gjetjen dhe krijimin e rrethanave komprometuese të individëve me vlerë të lartë, identifikimin e dëshmitarëve dhe më pastaj shantazhimin, kërcënim e tyre dhe një fushatë të gjerë të dezinformimit të projektuar për të minuar besimin publik në drejtësi. Gjetjet sugjerojnë që ky grup është madje i gatshëm të përfshihet edhe komplote vrasjesh kundër figurave politike, të cilat veprime ishin zbuluar nga organe ndërkombëtare të sigurisë në vitin 2021 dhe 20256, me aktorë ndërkombëtarë të lidhur me Beogradin dhe Moskën zyrtare, të cilët i kanë mbështetur hapur këto përpjekje.
Rrjeti shtrihet thellë në peizazhin mediatik dhe politik të Kosovës. Gazetarët, operativët dhe figurat politike kanë luajtur një rol në legjitimimin e kësaj fushate.
Ndër ta është Berat Buzhala, një ish-deputet i Kosovës nga rradhët e PDK-së, parti kjo e të akuzuarit Hashim Thaçi, e cila ishte më parë në pushtet. Burime të informuara ndërkombëtare thanë se paratë janë dërguar nga rrjetet e krimit të organizuar të lidhura me Thaçin për të mbështetur propagandën e medias së Buzhalës, i cili dyshohet se i ka shitur vuajtjet e Babait të tij, për të cilat Buzhala e kishe akuzuar ish-anëtarët e UÇK-së të lidhur me Thaçi, për të cilin Buzhala tani po punon për t’ia shpëtuar kokën nga drejtësia. Buzhala, është dokumentueshëm i lidhur me krimin e organizuar, dhe është prej figurave kyçe të medias në Kosovë i cili ka punuar për të delegjitimuar përpjekjet e qeverisë së udhëhequr nga [Kurti 2] kundër agresionit serb. Hulumtimet tona zbuluan lidhjet e tij me individë të listuar në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së7. Dy janë gjetur të lidhur me inteligjencën serbe, dhe një thuhet se vepron nën ndikimin direkt të Presidentit serb Aleksandar Vuqiç, një pretendim që është vërtetuar nga një hulumtim i Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP)8.
Ndërsa hulumtimi ynë thellohej, emrat filluan të lidheshin: Milaim Zeka, një figurë publike e njohur dhe kontroverse e medias, i cili në luftën e tij kundër Gjykatës Speciale e portretizon vetën si dëshmitar, ndonjëhere si një njeri disi i lidhur me autoritetet e larta të sigurisë, dhe kur i përshtatet, një njeri me informacione të besueshme të inteligjencës. Herë pas here, ai gjithashtu e portretizon veten si një gazetar i besuar që ka qasje edhe në arkivat sekrete të shërbimit sekret të Serbisë UDB-së9. Ai shpesh pretendon në prezantime të ndryshme mediatike se ka kaluar kohë me Richard Grenell10. Në një bisedë të regjistruar me ne, Zeka e konfirmon se Grenell nuk kishte kaluar më shumë se pesë minuta me të. Ai më pas insiston se është ndër gazetarë perëndimorë, tregimi gazetaresk i të cilëve, megjithëse kurrë nuk është publikuar, është dorëzuar në Kongresin e SHBA-së, Departamentin e Shtetit, ose entitete të ngjashme. Kur ne insistuam për sqarim në këtë pikë, Zeka e pranoi se 'gazetarët' që ai i referohej si të huaj ishin gruaja e tij, Edlira Qefalija, dhe ai vetë. Gjithashtu dy personat e tjerë të identifikuar në atë raport11 i »Whistleblower Complaint By John F. Moynihan [Shqip: Ankesa e Zbuluesit]« të publikuar nga një firmë private ligjore janë individët të cilët, sipas gjetjeve tona, duket se vetë Milaim Zeka i kishte bindur të bënin pretendime12 të kontestueshme të cilat e synonin ZPS-në, Jack Smith dhe një person tjetër të quajtur Faik Imeri, një personalitet që ekipi ynë vazhdon ta kërkoj, megjithëse pa sukses deri më tani.
Të tjerët individë në këtë fushatë që në nishanin e saj e ka ZPS-në dhe ish-Prokurorin Jack Smith, janë si përforcues kyç të këtij organizimi. Ndër ta është edhe Fitim Çeku, një përdorues i furishëm i rrjeteve sociale i cili prezantohet si një gazetar i pavarur13, ka qenë aktiv në promovimin e narrativave politike të Richard Grenell që përputhen ngushtë me përpjekjet e tij për të destabilizuar institucionet e Kosovës. Grenell ka sulmuar vazhdimisht Jack Smith bazuar në akuza të paverifikuara dhe tani demonstrueshmërisht të rreme e të fabrikuara nga Milaim Zeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Baton Haxhiu, një figurë e njohur mediatike, është gjithashtu i njohur gjerësisht për lidhjet e tij të thella me inteligjencën serbe. Marrëdhënia e tij me Vuqiç u theksua dramatikisht kur presidenti serb ndërpreu një konferencë ndërkombëtare për ta përqafuar atë, një gjest që ngjalli spekulime dhe shqetësime të konsiderueshme14.
Në këtë video material të transmetuar nga Transmetuesi Kombëtar i Serbisë, i njohur si RTS, shihet që Presidenti i Serbisë Vuqiç shkon drejtpërdrejt për ta përqafuar Baton Haxhiun pasi ai lë skenën e një paneli diskutimi në një konferencë ndërkombëtare.
Artan Behrami, një ish-gazetar që u bë këshilltar i Thaçit, kishte luajtur rol të rëndësishëm në bindjen e Thaçit për ta mbështetur krijimin e ZPS-së duke besuar, gabimisht, se ZPS, do ta kursente shefin e tij. Në vitin 2023 ZPS bastisi rezidencën e Behramit15, në një hetim, ku Behrami dyshohej se ishte i përfshirë në një fushatë për ta penguar drejtësinë, pas akuzave se ai përpiqej të ndërhynte në procesin gjyqësor.
Artan Behrami ka qenë aktiv në shprehjen e kundërshtimit të tij kundër Dhomave të Posaçme të Kosovës përmes një serie postimesh në Facebook. Më 25 shkurt, ai përshkroi dramatikisht një manovër ligjore kundër Hashim Thaçit si një sulm skandaloz, i orkestruar nga ajo që ai perceptonte si përplasje mes Presidentit Trump dhe Jack Smith, duke u përpjekur ta interpretoj një hakmarrje personale dhe politike të Presidentit Trump si një veprim i tij për ta shpëtuar Thaçin. Vetëm një ditë më vonë, më 26 shkurt, Behrami vazhdoi kritikën e tij, duke e dënuar Gjykatën e Posaçme për mungesën e empatisë njerëzore, veçanërisht në kontekstin e një vizite që përfshinte babain e Thaçit, për të cilën vizitë Behrami thotë se i ishte refuzuar me pretekste të dobëta nga gjykata. Postimet e Behramit u përshkallëzuan në retorikë më 14 mars, ku ai e përçmoi një vizitë të ashtuquajtur humanitare nga policia evropiane, duke i akuzuar ata se u sollën si forca paramilitare dhe banditë. E më 15 mars, Behrami komentoi veprimin e Presidentit Trump i cili tërhoqi çertifikatën e sigurisë ndaj Jack Smith, duke sugjeruar se politikanët e Kosovës mbase do t’i ofrojnë azilin politik dhe mbrojtjen e Kosovës ndaj ish prokurorit Jack Smith. Këto postime ilustrojnë kolektivisht fushatën e vazhdueshme të Behramit për të sfiduar legjitimitetin dhe qëllimet e Dhomave të Posaçme të Kosovës. Behrami, dokumentueshëm është i përfshirë në një fushatë për ta minuar drejtësinë.




Artan Behrami, pavarësisht fushatës së tij aktive dhe publike kundër Dhomave të Posaçme të Kosovës në rrjetet sociale16, ka mbetur i shmangshëm në përgjigjen ndaj pyetjeve tona gazetareske për komente të mëtejshme.
Në shkurt 2025, në emër të ‘Gunpowder Chronicles’, ne i drejtuam Behramit një kërkesë të detajuar për një intervistë për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me gjyqet për krime lufte dhe dyshimet për vrasje politike në Kosovë17. Pavarësisht që pranoi dhe i lexoi pyetjen tona, Behrami nuk iu përgjigj ftesës për të diskutuar qëndrimet e tij të shprehura publikisht ose për të sqaruar qëndrimet e tij në lidhje me ndryshimet e pretenduara të politikave të SHBA-së mbi Gjykatën e Posaçme. Kjo mungesë përgjigjeje thekson një hezitim të mundshëm për të marrë pjesë në diskutime që mund të thellohen në nuancat dhe implikimet e pretendimeve të tij publike dhe dinamikat më të gjera politike në lojë.
Në saje të vëzhgimeve tona del se ky operacion shtrihet përtej Kosovës. Flamur Ballazhi18, një shqiptaro-amerikan dyshohet se e drejton llogarinë anonime në X të identifikuar si "Rinor Muia," ka udhëhequr një fushatë të koordinuar për të denigruar gazetarët, përfshirë edhe mua, që ekspozuan dëbimin e Grenell nga Gjermania. Ballazhi ka punuar në tandem me Fitim Çekun, shpesh të parë pranë Grenell në fotografi që sugjerojnë më shumë se thjesht afërsi.
Rrjeti është i përfshirë gjithashtu në të kaluarën e turbullt politike të Kosovës. Ferat Shala, një ish-zyrtar i lartë në SHIK, agjencia e tashmë e shpallur si e jashtëligjshme e inteligjencës së Kosovës, e cila është e lidhur me vrasje të shumta politike sipas burimeve tona. Ndër to, vrasja brutale e Hamez Hajrës dhe familjes së tij në Drenas, një ish-polic i shërbimit publik jugosllav. “Vetëm një fëmijë mbijetoi sulmin” thonë burimet tona ndërkombëtare. Vite më vonë, vëllezërit Ramadani, të burgosur padrejtësisht për krimin, e kishin akuzuar Shalën për organizimin e vrasjeve dhe kishin thënë se Shala i kishte montuar ato. Kur vëllezërit u liruan qetësisht nga burgu nën vëzhgimin e Thaçit, burimet sugjerojnë që një marrëveshje e padeklaruar mund të jetë arritur për ta siguruar heshtjen e tyre.
Ndoshta edhe më alarmuese del se kjo përpjekje nuk është vetëm një luftë për pushtet vendas, është thellësisht e lidhur me aktorë të jashtëm, duke përfshirë operativët rusë. Raportet e inteligjencës që janë parë nga ekipi ynë hulumtues në Londër, konfirmojnë që disa prej figurave kyçe në këtë rrjet mbajnë lidhje me operacionet e mbështetura nga Rusia për ndikim në Ballkan. Serbia, një aleate e vjetër e Moskës, ka një interes të theksuar në dobësimin e gjyqësorit të Kosovës. Nga shpërbërja e Gjykatës Speciale thonë burimet ndërkombëtare, nuk do të përfitonte vetëm Thaçi, por kjo do t’i shërbente gjithashtu interesave serbe dhe ruse pasi me shpëtimin e Thaçit nga drejtësia kjo do të forconte rrjetin e tij kriminal dhe do të dobësonte shtetin ligjor të Kosovës, i cili rezultat do të shkonte në përputhje me narrativën e Serbisë se Kosova nuk mund të funksionoj si shtet.
Parlamenti i Kosovës është bërë një fushëbetejë në anën tjetër. Burimet tregojnë që objektivi final është të kapet kontrolli legjislativ dhe të miratohet një rezolutë për të shpërbërë Zyrën e Prokurorit të Posaçëm, duke përfunduar efektivisht të gjitha gjyqet për krime lufte dhe vrasje politike. Ndër ata që dyshohet se kanë ndihmuar në këtë përpjekje është Elmi Reçica, një deputet aktual i PDK-së dhe i dyshuar si ish-numri dy i SHIK-ut. Raportet e inteligjencës e lidhin atë me përpjekjet sistematike për të penguar drejtësinë në Kosovë.
Përpjekja për të mbyllur Hagën nuk është e kufizuar vetëm në manovra ligjore. Një video të cilën po e bashkëlidhim në këtë artikull, tregon Artan Behramin duke u thënë mbështetësve të tij se heqja e Kurtit nga pushteti është një parakusht për shpërbërjen e gjykatës.
Pandryshueshmëria e juridiksionit të Dhomave të Posaçme të Kosovës (KSC), siç është shpjeguar nga ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, rrjedh nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimet e traktatit. ZPS u themelua pas një marrëveshjeje midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, e ratifikuar si pjesë e një traktati ndërkombëtar dhe e integruar në kuadrin ligjor të Kosovës nga parlamenti i saj. Prandaj, çdo përpjekje e njëanshme nga Parlamenti i Kosovës për ta shpërbërë ZPS-në do të shkelte këto obligime ndërkombëtare, mbi të cilat e drejta ndërkombëtare mba epërsi, duke e bërë kështu të paligjshme këto përpjekje të gjithë fushatës që besohet se financohet nga vetë Thaçi dhe përkrahësit e tij, veprimtari kjo që mund të çojë në pasoja të rënda diplomatike për Kosovën.
Në të njëjtën kohë, figurat si Richard Grenell19 kanë përdorur taktika të sofistikuara mediatike për të ndikuar në opinionin publik dhe proceset politike në Kosovë. Fushatat e Grenell në rrjete sociale kundër figurave si Kryeministri Albin Kurti, të cilat synojnë të destabilizojnë qeverinë aktuale, pasqyrojnë strategjitë që ai përdori në vitin 2020 për të shkaktuar rrëzimin e administratës së parë të Kurtit20. Këto përpjekje duket të jenë të koordinuara me aktorët lokalë si Artan Behrami. Ky bashkëveprim sugjeron një agjendë të thellë për të manipuluar peizazhin politik të Kosovës përmes dezinformimit, aleancave strategjike dhe ndikimit mediatik.
Ndikimi i deklaratave të Grenell është smadhuar nga mediat e Kosovës dhe influencuesit, me platforma si Nacionale21 dhe individë si Fitim Ceku që luajnë role të rëndësishme në përforcimin e narrativës së tij. Ky ambient dinamik mediatik, ku figurat si Milazim Zeka ndryshojnë midis kritikës dhe glorifikimit të Grenell, kontribuon në një fushatë më të gjerë që synon të minojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe të promovojë interesat e rrjeteve të krimit të organizuar dhe entiteteve të huaja.
Kjo fushatë e gjerë e manipulimit përfaqëson një shembull të qartë të taktikave moderne të luftës hibride, ku dezinformimi, shantazhi dhe manipulimi mediatik përdoren strategjikisht si operacione ushtarake. Objektivi nuk është vetëm të mbrohen figurat e veçanta politike, por të minohen institucionet ligjore dhe demokratike, themelore për Kosovën, duke përparuar agjendat e rrjeteve të fuqishme kriminale dhe shërbimeve të huaja të inteligjencës.
Në hijen e ndikimit të gjatë të Hashim Thaçit dhe rrjeteve kriminale që lulëzuan nën sundimin e tij, duket se bashkëpunëtorët e tij janë të zellshëm për të siguruar lirimin e tij me çdo kusht, të shtyrë nga dëshira për të rimarrë pushtetin dhe shmangur drejtësinë. Këto grupe, të formuara gjatë dy dekadave të Thaçit në pushtetin e Kosovës së pas luftës, duket se janë të paaftë për të mbajtur dominimin e tyre përballë llogaridhënies së rreptë ligjore, veçanërisht me Kryeministrin Albin Kurti në krye të shtetit. Hulumtimi ynë, i kryer këtë shkurt, zbuloi22 përpjekje të rrjeteve partiake të cilët sipas gjetjeve tona ishin përpjekur për ta orkestruar vrasjen e Kurtit për herë të dytë, duke theksuar thellësinë e dëshpërimit midis këtyre fraksioneve. Për më tepër, përpjekjet e Serbisë për të forcuar ndikimin e saj brenda Kosovës kanë dështuar ndjeshëm nën udhëheqjen e Kurtit. Me shpërbërjen e strukturave shtetërore paralele të mbështetura nga Serbia në Kosovë, aspiratat për krijimin e enklavave autonome serbe brenda vendit duket sikur janë avulluar. Megjithëse Thaçi dikur lehtësoi marrëveshje të favorshme për Serbinë, duke përfshirë propozimin e kritikuar gjerësisht për ndërrimin e tokave që besohet të kenë nxitur zbatimin e aktakuzës kundër tij, mungesa e tij ka penguar në mënyrë të dukshme ambiciet gjeopolitike të Rusisë në rajon. Vëzhguesit në Bruksel dhe më gjerë janë gjithnjë e më të bindur se pa manipulimin e Thaçit, vendosja e një postblloku tjetër të Moskës në Evropë mund të mos jetë e mundur. Në një kthesë ironike e fatit, kur Thaçi i kërcënoi dhe i shantazhoi deputetët kosovarë për të siguruar mbështetjen e tyre për formimin e Dhomave të Posaçme të Kosovës në vitin 2015, derisa Albin Kurti dhe deputetët e tij qëndruan të palëkundur, duke refuzuar të votojnë në favor të krijimit të saj. Kjo rezistencë thekson një kontrast të fortë në integritetin dhe parashikimin politik, duke nënvizuar sfidat aktuale me të cilat përballet rrjeti i Thaçit në një peizazh të riformuar nga qeverisja e palëkundur dhe angazhimi i Kurtit për të shkatërruar strukturat korruptive.
Mbështetni Gazetarinë e Pavarur. Duke filluar nga 7 prilli 2025, Gunpowder Chronicles kalon në qasje vetëm me abonim, falas ose me pagesë. Këtë muaj ne po ofrojmë 15% zbritje për të gjitha abonimet me pagesë që aktivizohen para 14 prillit.
Mbështetja juaj mban gjallë raportimin e guximshëm.
☑ Dhuro | ☑ Abonohu | ☑ Shpërndaje të Vërtetën me Miqt e tu
Kosova dhe Rruga e Vështirë drejt Drejtësisë
Për shumë vite, informacioni im për Zyrën e Prokurorit të Special (ZPS) ishte i kufizuar. E dija për ekzistencën e saj, por nuk isha tërhequr thellë në veprimtarinë dhe rëndësinë e saj. Mediat ndërkombëtare me të cilat bashkëpunoja shpesh e anashkalonin këtë institucion, duke e konsideruar ndoshta shumë specifik për t'u trajtuar në një kontekst më të gj…
Спецпредставитель Трампа Ричард Гренелл имеет связи с российским миллиардером — INFORMATOR.
Dokumenti i Laky Laky-t për Richard Grenell — INFORMATORS [PDF].
“Takimi me Richard Grenell, ja audio regjistrimi që i dha zyrtarit amerikan” — Top Channel.
Postimi i Milaim Zekës ku ai thotë se: ”Ky eshte raporti qe e ka fundosur Jack Smithin. Per keta koleget e mi, e “dostate” e Grenellit, po ju tregoje se roli im, edhe i koleges time, Edlira Qefalise, me ndihmen absolute te Halit Sahitajt, e kemi çmontuar veprimtarine kriminale dhe korruptive te Jack Smithit, gjate kohes qe ishte kryeprokuror ne Hage. Situata ka pesuar ndryshime rrenjesore kur kam arritur ta binde Halit Sahitajn dhe malazesin Darko, se Faik Imeri nuk ishte agjent as i CIA-as, as i agjencive tjera te spiunazhit amerikan, perpos nje agjent i trajnuar nga BIA serbe, i cili kishte detyre te gjente sa me shume deshmitar te rrejshem, te falsifikonte dokumenta me qellim te komprimitimit te figurave te ndryshme kombetare.” — Facebook Post. — PDF.
Vuçiq e përqafon BAton Haxhiun — X Post Video.
Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-këshilltari tjetër të Thaçit, ja çka ka konfiskuar Gjykata Speciale — BOTA Sot.
F Ballazhi — Llogaria në X.