Sulmi ndaj Gazetarisë Hulumtuese: Një Turp për Organizatat e Përfshira
Sulmi ndaj gazetarisë hulumtuese: Raporti ndërkombëtar shpif dhe mbështet agjenda politike, duke shpërfillur faktet dhe integritetin e të vërtetës.
Në The Frontliner, parimet tona janë të qarta: gazetaria hulumtuese e bazuar në fakte është thelbësore për të mbajtur llogaridhënës pushtetin dhe për të informuar publikun. Fatkeqësisht, raporti i fundit nga Western Balkans Anti-Disinformation Hub1 ka sulmuar në mënyrë të turpshme këto vlera.
I financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës dhe i zbatuar nga organizata si Metamorphosis Foundation, Faktoje (Shqipëri), ISAC (Serbi), CDT (Mali i Zi), Sbunker (Kosovë) dhe UGD Zašto ne (Bosnjë-Hercegovinë), ky raport shtrembëron rëndë punën time hulumtuese2 duke e quajtur “akuza të pabaza” dhe duke e etiketuar gazetarinë kritike si dezinformim.
"Kur gazetaria e bazuar në fakte përpiqet të heshtet me etiketime të rreme si 'dezinformim', apo ‘akuzë’ nuk është thjesht një sulm ndaj meje si gazetar, por një sulm ndaj të vërtetës dhe llogaridhënies publike. Ne nuk do të heshtim; ne do ta mbrojmë të drejtën për ta informuar publikun." — Vudi Xhymshiti.

Faktet janë të qarta:
Një kontratë ligjore mes McGinnis Lochridge LLP, ku një familjar i Gabriel Escobar3 është partner, dhe Republika Srpska, me deponon paga mujore prej 80,000 dollarësh për këshilla ndërkombëtare ligjore4.
Përfshirja e bashkëshortes së Escobar-it me Maria Millosheviç5 dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Zbulimi i Lidhjes Zyrtare: Një deklaratë publike për shtyp nga MPJ e Serbisë nxjerr në pah bashkëpunimin mes Elizabeth Eskobar, bashkëshortja e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar, dhe Marija Millosheviç në një ngjarje kulturore. Ky zbulim ngre shqetësime serioze mbi paanshmërinë diplomatike dhe bazat etike të angazhimit amerikan në Ballkan.
Ky raport është i bazuar në prova të dokumentuara dhe analiza të hollësishme. Ta quash këtë punë hulumtuese si “akuzë” është jo vetëm shpifje, por tregon një mungesë të thellë profesionalizmi dhe integriteti nga këto organizata.
“Western Balkans Hub godet gazetarinë hulumtuese me etiketime shpifëse, duke minuar transparencën dhe duke u pozicionuar kundër së vërtetës. Kjo nuk do tolerohet.” — Vudi Xhymshiti.

Në Londër, ne nuk paguhemi për të shkruar sipas interesave të dikujt. Ne raportojmë për të mbrojtur të vërtetën, edhe kur ajo është e pakëndshme. Cilësia e punës sonë mund të mos jetë e lehtë për t’u kuptuar në një rajon ku raportet duket se shkruhen sipas porosive.
Për këtë arsye, kërkojmë publikisht:
Një korrigjim të menjëhershëm të raportit dhe njohjen e natyrës hulumtuese të punës sonë.
Një falje publike për këtë sulm ndaj gazetarisë cilësore.
Një angazhim për të respektuar standardet etike në të ardhmen.
Ne nuk do të ndalemi këtu. Çdo donator i organizatave tuaja do të njoftohet për këtë dështim të rëndë profesional. Sulmet ndaj gazetarisë hulumtuese nuk do të tolerohen.
Ky reagim shoqërohet nga një video, e cila thekson qëndrimin tonë të qartë dhe të patundur ndaj kësaj çështjeje.
Vudi Xhymshiti
Themelues dhe Kryeredaktor, The Frontliner

Për të gjitha mediat e interesuara për të debatuar mbi këtë çështje në platformat e tyre, ju inkurajojmë që të na kontaktoni. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë dhe të diskutojmë mbi rëndësinë e mbrojtjes së gazetarisë hulumtuese dhe transparencës publike. — FRONTLINER.
DISINFORMATION TRENDS AND NARRATIVES IN THE WESTERN BALKAN REGION — Metamorphosis.
Gabriel Escobar, Sfidat e Paanshmërisë mbi Integritetin e Diplomacisë Amerikane — SPOTLIGHT / FRONTLINER.
Profili profesional i Manuel Escobar — McGinnis Firm Source.
Kontrata ndërmjet McGinnis Lochridge dhe entitetit Serb në Banja Llukë, BiH — DOJ Fara Records.
Dokument publik nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë — „Serbian cultural afternoon“ — Serbia’s MFA.