Kur shteti forcohet, Buzhala frikësohet
Kur shteti godet krimin, Buzhala ulëret për “terrorizëm islamik”. Jo nga shqetësimi për sigurinë, por nga frika se ai është në radhë.
Më 21 prill 2025, Koha Ditore raportoi1 se Policia e Kosovës kishte arrestuar shtatë persona të dyshuar për organizimin e vrasjes së rreshterit të Policisë, Muhamed Lika. Vrasja ndodhi më 1 prill në Kaçanik, në hyrje të banesës së tij, kur Lika po kthehej nga puna. Autorët, ndër ta edhe një i mitur, e kishin përcjellë viktimën dhe kishin organizuar pritën me paramendim. Policia bastisi 9 lokacione në Kaçanik e Klinë dhe konfiskoi armë, vetura dhe prova tjera të rëndësishme. Sipas Policisë, motivi lidhet me hetimet që Lika kishte kryer në raste mëhershme, duke sugjeruar se ishte një vrasje hakmarrëse nga rrethe kriminale.
Por ajo që ndodhi më pas, tregoi se si Buzhala nuk e sheh shtetin e së drejtës si aleat, por si kërcënim. Në një status në Facebook2, ai nuk tregoi respekt për punën e Policisë apo për viktimën, por përpiqej ta zhvendoste vëmendjen, duke pretenduar se vrasësit ishin fëmijë të indoktrinuar me ideologji islamike. E quajti "terrorizëm të brendshëm" dhe e krahasoi me Radoiçiçin, por jo për ta ekspozuar rrezikun nga ky i fundit.
Synimi ishte qartë: të mbulohej lidhja e krimit në veri me strukturat pro-serbe dhe të krijohej një tymnajë ideologjike që fajëson "ekstremizmin islamik".
Buzhala shkruan: "Terrorizmi brenda nesh është po aq i rrezikshëm sa edhe ai i Radoiçiçit, mirepo qeverisë nuk i leverdis me u marrë me këtë temë, se këtu nuk fiton vota, por humb vota."
Me këtë krahasim, Buzhala bën përpjekje të qëllimshme për ta relativizuar aktin e një terroristi të sanksionuar nga SHBA dhe i lidhur me Serbinë si Radoiçiç. Duke e paraqitur si një rrezik me ekstremizmin islamik, ai e zbeh qartësisht dimensionin politik dhe ushtarak që Radoiçiç e paraqet për Kosovën.
Kjo sjellje nuk është e re. Kur ndodhi rasti i Aleksandar Arsenijeviçit me armë në dorë, i lidhur me grupin terrorist të Banjskës dhe me vetë Milan Radoiçiçin, ishte pikërëisht Buzhala që përmes Nacionale u vu në mbrojtje të tij, duke përhapur shpjegimin e regjisorit Nenad Todoroviç se bëhej fjalë për skenë filmi3. Buzhala nuk e kërkonte të vërtetën, as nuk ngriti pyetje kritike. Ai e mbrojti, relativizoi, dhe shpërqëndroi vëmendjen.
Kjo është strategjia e tij që nga jashtë duket si koment publik, por në thelb është mbrojtje sistematike ndaj rrjeteve të lidhura me strukturat kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovën. Ai nuk e sheh vrasjen e rreshterit Lika si akt kriminal i organizuar me qëllim frikësimi ndaj institucioneve të shtetit, por si një rast për të rritur panikun për "rrezikun islamik", duke e paraqitur si problem primar dhe duke i fshehur lidhjet e thella të krimit të organizuar në veri me Beogradin.
Kjo nuk ishte hera e parë. Buzhala prej vitesh e ka kthyer median në një platformë që i shërben interesave të errëta politike e kriminale. Gazeta Express dhe Nacionale vazhdimisht propagandojnë kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Kosovës, nënçmojnë institucionet e sigurisë, dhe relativizojnë rrezikun që vjen nga Serbia. Nëse Kosova arreston kriminelë të lidhur me strukturat e veriut, Buzhala shpik "kërcënime të brendshme".
Ai nuk i druhet krimit, por drejtësisë. Arrestimi i vrasësve të Likës nuk ishte vetëm një sukses policor, por sinjal se shteti po forcohet. Dhe kjo e tmerron Buzhalën. Sepse sa më shumë funksionon ligji, aq më afër i vjen edhe atij dëshkimi. Ai nuk e sheh fitoren e drejtësisë si triumf të shtetit, por si humbje të vetes.
E kaluara e tij është e mbushur me lidhje me figura të sanksionuara nga SHBA si Zvonko Veselinovic, kriminel serb, me të cilin Buzhala e ka pranuar se ka bashkëpunim afarist4. Po ashtu, Buzhala i ka mohuar ose ironizuar hulumtimet ndaj tij për lidhje me ndikimin rus, siç ka raportuar vetë në një emision televiziv5. Këto nuk janë gabime të rastit. Janë pjesë e një modeli të qartë të infiltrimit në opinionin publik të narrativave destabilizuese, të ngjashme me ato të Kremlinit.
Kur ndodhi rasti i Aleksandar Arsenijeviçit me armën AK-47, i lidhur me grupin terrorist të Banjskës, ishte po Buzhala që nxitimthi shpërndau "shpjegimin" e regjisorit serb Todorovic, duke pretenduar se ishte skenë filmi. Nuk ishte raportim, ishte mbrojtje6. Ai nuk e mbron të vërtetën, por i bënë veshje asaj, për të mbrojtur interesant e Serbisë.
Rreziku i Buzhalës nuk është se çfarë thotë, por se kujt i shërben. Ai është kanal për narrativat që synojnë ta dobësojnë Kosovën. Nuk është kritik i pushtetit, por zgjatim i atyre forcave plaçkitëse e kriminale që duan ta rrëzojnë atë7.
Statusi i tij pas vrasjes së rreshterit Lika nuk ishte ndjeshmëri, por manovër. Ky në fakt është synim për ta zbehur suksesin e shtetit, për të krijuar huti, dhe të largoj vëmendjen nga krimi i organizuar. Buzhala thërret "terrorizëm islamik", ndërsa hesht kur çështja ka emra si Radoiçiç, Veselinoviç apo strukturat paralele në veri.
Ai nuk ka frikë nga vrasjet, por nga hetimet për to. Sepse me secilin hap të Policisë dhe drejtësisë, Buzhala afrohet edhe vetë te llogaria që po e shmang prej vitesh. Dhe atëherë nuk do ta shpëtojë as gjuha e patriotizmit të rremë e as statuset e tij "gazetareske". Ai qëndron aty ku i dhemb më së shumti: në hije të përgjegjësisë.
Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Drejtësia duhet të veprojë pa mëshirë, jo vetëm kundër atyre që vrasin me armë, por edhe kundër atyre që vrasin me gënjeshtra. Sepse propaganda nuk është fjalë e lirë, por armë kundër shtetit. Dhe Buzhala është zëri i kësaj armate të errët. Ai nuk është mbrojtës i Kosovës, por mburojë e atyre që duan ta përmbysin republikën, që e urrejnë drejtësinë dhe u dridhen ligjeve. Ai nuk është gazetar. Ai është zgjatimi i krimit që s’ka guxim të shtie vetë, por paguan të tjerët për ta vrarë të vërtetën.
📢 Mbështesni Gazetarinë e Pavarur
☑ Dhuro | ☑ Abonohu | ☑ Shpërndaje Me Të Tjerë.
Një Gazetar, një Ndërmjetës dhe një Mjeshtër i Manipulimit
Jeta e Dyfishtë e Milaim Zekës: Në hijet e errëta të politikës dhe medias kosovare, pak figura mishërojnë kontradiktën dhe polemikën si Milaim Zeka, qytetari kosovaro-suedez i kthyer në një figurë të njohur mediatike.
Arrestohen 7 persona, dyshohen se motivet e vrasjes së Muhamed Likës lidhen me punën e tij si polic — KOHA Ditore.
Berat Buzhala tregon se si u gjënd në listën e personave që "paguheshin" nga Rusia — Top Channel.
Eshte mjaft djallëzor barazimi i terrorizmit të Radojçiqit me terrorizmin e brendshem, sepse ai i Radojçiqit ishte shume me i sofistikuar dhe i permasave shume me te medha me mbeshtetje te fuqishme ne te gjitha aspektet nga Serbia, me mundesinë qe ne fazen tjeter po te kishte sukses faza e parë, te merrte mbeshtetje te hapur politike e ushtarake nga shteti dhe ushtria serbe. Keshtu qe krahasimi eshte hileqar dhe i paqendrueshem, sadoqë ky i dyti nuk duhet injoruar. Por kur Buzhala ne vazhdim shton: "...mirëpo qeverisë nuk i leverdis me u marrë me këtë temë (dmth me terrorizmin e brendshem), se këtu nuk fiton vota, por humb vota." Ketu e zbulon ai fytyren e vertete prej banditi gazetaresk, sepse gjithe perpjekjet dhe angazhimin e qeverise ne lufte kunder terrorit te bandave serbe, Buzhala i paraqet si nje fushate e qeverise per te permiresuar poziten elektorale dhe jo si nje ndermarrje serioze dhe te vendosur per ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial, çka edhe ne esencë ishte.