Takimi Festiv i Spotlight 2024
Festojmë sukseset tona të vitit të parë! Revista Spotlight ju fton në takim online, 29 Dhjetor 2024, 21:30 Londër. Bashkohuni dhe angazhohuni!
Të dashur lexues shqiptarë,
Jemi të lumtur t’ju ftojmë në Takimin Tonë Online Festiv për Fundin e Vitit për të shënuar përmbylljen e suksesshme të vitit tonë të parë me Revista Spotlight!
📅 Data: 29 Dhjetor, 2024
🕒 Ora: 21:30- Londër.
💻 Vendndodhja: Online
Ky vit ka qenë monumental për të gjithë ne. Revista Spotlight u publikua si përgjigje ndaj kërkesave tuaja për raportim cilësor në gjuhën shqipe. Së bashku kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke ndërtuar mbi themelin e vendosur nga Revista The Frontliner dhe Gunpowder Chronicles në gjuhën angleze me një audiencë globale.
Nga hulumtimet që çuan në shkarkimin e Gabriel Escobar1, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, deri te zbulimin i lidhjeve financiare me paratë ruse të ish-Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell2, duke mos u ndalur aty deri tek sbulimi i lidhjeve të Berat Buzhalës me të paktën tre individë të listuar në listën e Zezë të SHBA-ve3 si dhe zbulumin e lidhjeve të Miroslav Lajçakut me institutin rus MGIMO në Moskë4. — mbështetja juaj ka fuqizuar misionin tonë për të vërtetën dhe përgjegjshmërinë. Por, jo vetëm kaq, në këtë takim do të flasim edhe për sulmet e (Russia Today dhe Pravda) krahët propagandistik global të Federatës Ruse që më bënë mua këtë Dhjetor5.
Tani është koha të festojmë këto arritje! Të mblidhemi nga komoditeti i shtëpive tona për të reflektuar mbi sukseset dhe për të parë përpara për vitin që vjen.
Jam i lumtur të:
Paraçes programin tonë editorial për vitin e ardhshëm, duke ndarë objektivat dhe planet tona.
Në këtë takim, do të ofroj një mundësi për pyetje, ku çdo pjesëmarrës mund të angazhohet drejtpërdrejt me ne.
Kjo festë është për JU — lexuesit dhe mbështetësit tanë — të cilët e bëni të mundur punën tonë. Le ta mbyllim këtë vit të parë së bashku, me optimizëm dhe frymëzim për atë që na pret përpara.
Ju falënderojmë që besuat në vizionin tonë dhe që e bëtë Revistën Spotlight një burim të besuar për gazetarinë hulumtuese.
Me padurim presim t’ju shohim të Dielen në Mbrëmje!
Ju lutemi, plotësoni formularin më poshtë për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj:
Me respekt,
Vudi Xhymshiti
Themelues & Kryeredaktor
Revista Spotlight
Richard Grenell: Diplomatic Maverick of Moscow or a Mercenary, Controversial Enigma? — FRONTLINER.