SPOTLIGHT Fton Lexuesit të Mbështesin Gazetarinë e Pavarur
SPOTLIGHT gjeneron $1,000 nga 15 abonentë me pagesë. Me 6,000+ lexues pa pagesë, kërkojmë mbështetje për të ruajtur pavarësinë redaktoriale.
🎉 Gur-më-gur ndërtojmë një urë... por edhe një Mur të së Vërtetës! 🎉
Të dashur lexues,
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se SPOTLIGHT nga gazetari i pavarur Vudi Xhymshiti ka arritur të gjenerojë $1,000 dollarët e parë nga abonimet vjetore, falë mbështetjes së 15 abonentëve besnikë me pagesë! 🙌
Ky është një hap i rëndësishëm për ne, por rruga për të fuqizuar gazetarinë e pavarur dhe të bazuar në fakte sapo ka filluar.
Jeni mbi 20,000 lexues të mrekullueshëm që na ndiqni rregullisht. Nëse secili prej jush do të kontribuonte me një abonim të vogël, do të mund të garantonim raportime të thelluara dhe të paanshme, që mbrojnë interesin publik dhe jo interesat e grupeve të fuqishme.
Në SPOTLIGHT, nuk pranojmë financime nga grupe interesi. Kjo është zgjedhja jonë për të mbajtur të pastër pavarësinë tonë redaktoriale dhe për të siguruar që ajo që lexoni është e vërtetë, e drejtë dhe e pandikuar.
💡 Si mund të ndihmoni?
Bëhuni pjesë e komunitetit tonë me një abonim prej vetëm 5€/muaj.
Çdo kontribut, sado i vogël, ka një ndikim të madh në mbështetjen e gazetarisë cilësore dhe hulumtuese.
🔗 Mos e mbani këtë vetëm për vete!
Përhapeni fjalën dhe ftoni miqtë e familjarët që të mbështesin gazetarinë e pavarur. E vërteta ka nevojë për zërin tuaj!
👉 Abonohuni tani këtu: www.revistaspot.net/subscribe
Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!
Me respekt,
Ekipi i SPOTLIGHT